Digjet një objekt në Prishtinë

03 dhjetor 2019 | 17:14

Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje të energjisë elektrike.

Shaban Kremeni, zëvendës i shefit të ndërrimi, ka thënë për “Ekonomia Online” se me të marrë lajmin për zjarrin në këtë objekt, kanë dalë në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij.

Ai ka thënë se është djeg një serë e lulishtes por që nuk e di ende shkaktarin e zjarrit.

Nga informatat e para besohet se objekti i përket Hortikulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës, Feronikeli e mbylli sezonin vjeshtor…