Digjet shtëpia në rrugën ‘Musine Kokalari’ në Ulpianë, vdes një person

26 shkurt 2021 | 10:20

Një person është gjetur i vdekur në një shtëpi në Ulpianë, e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka deklaruar Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes konkurrencës globale, mes mundësive dhe pamundësive, mes privilegjeve dhe…