Dikur e qeshnin se ishte e varfër, tani 38-vjeçarja fiton 322 mijë paund në muaj (FOTO)

25 shtator 10:35

Një grua, e cila u rrit në një pronë të dhënë nga këshilli, tani është duke punuar si modele e faqes për të rritur, “OnlyFans” dhe po bën jetesë luksoze.
Sophie Dee vendosi që të linte jetën që kishte në një fshat të vogël të Uellsit, për të ndjekur dritat e ndritshme të Las Vegas. Tashmë 38-vjeçarja kryeson listën e parë të 50 krijuesve të përmbajtjeve “hot’ dhe jeton një jetë luksoze.

Dee fiton mesatarisht 322 mijë paund në muaj duke shitur fotografi seksi në faqen e abonimit për të rriturit. Ajo iu bashkua kësaj platforme në vitin 2017.

Fitimet e mëdha nga “OnlyFans”, e kanë lejuar atë që të investojë në tre prona luksoze, një Porsche 120,000 paund. E jo vetëm kaq, pasi 38-vjeçarja ka shpenzuar edhe 55 mijë paund për operacione plastike si dhe nuk kursehet për pushime të shumta gjatë vitit.
Por jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e ëmbël për të, pasi ajo ka treguar se si për vite me radhë ka jetuar në një pronë komunale të rrënuar.
“Ne kurrë nuk kishim produkte të markave me emër në shtëpi – edhe një shishe Coca Cola ishte një kënaqësi e rezervuar për Krishtlindje – dhe ne duhej të vendosnim monedha në pjesën e pasme të televizorit kur donim ta shikonim. Në shkollë të gjithë e dinin që ne ishim të varfër. Jam nga një fshat i vogël – është rreth një milje i gjatë – dhe të gjithë e dinë punën e të gjithëve”, ka rrëfyer Sophie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar të…