Dikur

27 shtator 2020 | 16:09

Mezi prisja  të agoj ditë e re.
Me një të rrahur qerpiku të shihja te lumi duke buzëqeshur në sytë e mi.

Në kaltërsi qielli ti mbaje veten.
Duke lundruar  bashkë me retë e bardha.
E ndjejë thellësisht aromën tënde lule erëmirë më thoje .

E sot ?…
Ke mbetur ëndërr e vizatuar në  pikturë gati të shlyer nga rrahjet
e erërave.
Zbraztësia e zemrës sate thellësisht është gropuar në dhimbje malli.

Ditët ikën së bashku me dritat e lagjes.
Tek ne mbesin vetëm kujtimet e paluara nën kapakët e natës memece.

Kapitujt e historisë mbyllen pa e shijuar embëlsisht dashurinë në
përmbushje shpirti.

17.09.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi në mes Gjilanit dhe Ballkani ka përfunduar baras dhe…