Dikush po ua ndërron ditëlindjet e të tjerët po ua ndërrojnë bashkluftëtarët dëshmorëve

20 gusht 2018 | 13:29

Naim Lushi

Nuk e di cila është më turp se tjetra por e di që, qe të dyja janë turp i madh.

Isha prezent në një manifestim përkujtimor për një deshmorë të lavdishem të luftës së UÇKsë (Nuk do të ja përmend emrin për shkak të respektit ndaj deshmorit në fjalë por edhe të familjes së tij shumë të nderuar) dhe u ndjeva vërtet keq nga fjala e një folësi në manifestim, jo për fjalët e tij por për faktin se deshmori smund të pohonte as të mohonte asgjë, smund të shtonte e as të hiqte gjë. 

Të tjerët, as familjarë e as bashkluftetarë të vërtetë prezent, nuk mund të flisnin e as të kundershtonin, sepse ua mbyllte gojen respekti, jo ndaj folësit por ndaj deshmorit të lavdishem dhe rënies së tij më heroike të mundshme në altarin e lirisë.

Folësi ishte një politikan i profilit të lart në Republikën e Kosovës i cili me këtë rast fliste në emër të bashkluftëtarëve, e që në të vërtetë, ai fare s’ishte bashkluftëtar i deshmorit, sikurse edhe emrat të cilët i vargonte si bashkluftëtarë të tij, hiq dy prej tyre. Mbase bashkveprimtarë edhe kanë mundur të jenë (është diçka që unë nuk e di) por sigurisht se kjo s’është e njejta gjë. Që s’ishin bashkluftëtarë, as folësi e as të apostrofuarit, përveç dyve, këtë e di mirë, sepse deri në ditën e fundit isha vet bashk me dëshmorin dhe, ata të apostrofuarit si pashë dot askund. 

Asnjëri prej tyre nuk ndezi ndonjë fishek në drejtim të armikut sëbashku me dëshmorin e as s’ishte afër tij në momentet e fundit të jetës, kur po binte për të mos vdekur kurrë. Sa do të doja që vet folësi apo edhe ndonjëri prej të apostrofuarve të na tregonte se cilat ishin fjalët e fundit të dëshmorit, cili ishte amaneti i tij i fundit, cila ishte brenga e tij e madhe kur po i thoshte lamtumirë kësaj jete. Ata nuk i dinin këto. S’kishin si t’i dinin sepse si kishin dëgjuar kurrë. Ishin të tjerë ata që i dinin e që i kishin dëgjuar. 

Të tjerë ishin ata që moren detyra konkrete për luftën, nga deshmori komandant edhe në fundin e jetës së tij, por që tani nuk ziheshin më në gojë, sepse koha i asgjesoj, ata të cilët vazhduan të hapërojnë në rrugën e deshmorëve. Tani dolen “bashkluftëtarë” të tjerë, sigurisht, të lindur nga interesat e ngushta ditore të folësit. Pra Deshmorë të Kosovës prehuni të qetë nese mundeni, sot kur gjithçka po ua ndryshojnë: jetën, veprën, luften, bashkluftëtarët e madje kam frikë se një ditë edhe arsyen e qëllimin e sakrificës tuaj.

LAVDI JUVE, TURP PËR ATA.

(Autori është ish-luftëtar i UÇK-së, në Z.O. Dukagjinit, invalid i UÇK-së e ish i burgosur politik)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin…