Dimal Basha: Kam kërkuar dhe është miratuar tërheqja e punimit tim nga publikimi i mëhershëm

24 shtator 2025 | 20:58

KryetarI i Kuvendit, Dimal Basha ka deklaruar se i është miratuar tërheqja e punimit të tij nga publikimi i mëhershëm ku më 2012 pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u financua nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare.

“Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim!

Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, tha Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton B.Mehmetaj Bashkim Ramosaj është model i udhëheqësit që është…