Dinari mbledh sërish javën tjetër në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

11 prill 2024 | 14:48

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq për të vazhduar diskutimet lidhur me çështjen e dinarit.

Në një përgjigje për “reporteri.net”, BE-ja ka konfirmuar se takimi do të jetë javën e ardhshme, por data nuk është përcaktuar ende.

BE-ja ka theksuar se në këtë takim do të diskutohet për një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit. “Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Më 4 prill ka qenë takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit,  i cili ka përfunduar pa marrëveshje. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit të enjten e kaluar, ka thënë se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së sa i përket çështjes së dinarit, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani dhe Roma janë të detyruar të bëjnë ndryshime në…