Dinë Grabovci, ai që dha gjithçka për lirinë e Kosovës

08 maj 11:24

Lulëzim ETEMAJ

Në 20- vjetorin e rënies

Para 20 vitesh, kushërinjtë dhe bashkëfshatarët e mi, të Saradranit të Istogut, me rënien e tyre, me gjakun e tyre të derdhur për liri, dëshmuan edhe një herë fuqishëm dashurinë e tyre për Kosovën, për të ardhem e saj të lirë, të cilën po e jetojmë dhe gëzojmë sot.

Në mesin e tyre gjendet edhe i shumëpërkushtuari, njeriu që mbi çdo gjë kishte vënë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Dinë Grabovci, vëllai i të cilit, Adem Grabovci, ishte i burgosur politikë 3 herë radhazi, njëherit ishte edhe njëri nga pesë nismëtarët e Aksionin të Pajtimit të Gjaqeve në vitin 1990 në Kosovë dhe më pastaj njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Në vitin 1990 shtëpia e Dinë Grabovcit ishte shndërruar në njërën nga pikëtakimet kryesore të ish-të burgosurëve politikë të kësaj ane. Aty ato ditë hartoheshin planet dhe ndaheshin detyrat rreth organizimit të demonstratave në Pejë; aty kthehej natën vonë apo dhe mbas mesit të natës për të shqyrtuar rrjedhën e demonstratës së ditës; për të ngrënë dhe për të bërë gjumë, ndërsa mikpritësi me zemër të madhe, Dina, si gjithnjë, krahas pjesëmarrjes së vazhdueshme gjatë ditës në demonstrata, përveç mirëseardhjes së dëshiruar nga zemra në çdo kohë, s’do të harronte asnjëherë, kur brenda ndodheshin ish- të burgosur politikë, për të dalë përjashta dhe për të bërë roje. Për të bërë roje e organizuar roje. Krejt në heshtje.

Me gjelozi do ta ruaj përjetësisht kujtimin dhe respektin për patriotin e përkushtuar Dinë Grabovci.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi i Kombit tonë për sakrificën dhe gjakun e derdhur nga kushërinjtë dhe bashkëfshatarët e mi për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e…