Dinosha i thotë po “Forumit Shqiptar”

01 mars 2023 | 18:56

Fshati i njohur i Malësisë, Dinosha, ishte mikpritës i “Forumit Shqiptar”, fitimtarëve të djeshëm e të sotëm, të prirë nga kryetari Nik Gjeloshaj.

Dinosha mblodhi sot banorët e saj, për ta konfirmuar numrin 5, numrin e fitores më 5 mars, si gjithmonë, në anën e ndritur të historisë, në anën shqiptare, të drejtave të tyre, për mirëqenie e zhvillim.

Sot fitorja rrihte në zemrën e çdo qytetari të Dinoshës, duke ia dhënë fjalën “Forumit Shqiptar”, duke u zotuar se çdo votë e kësaj ane, do të jetë për Nik Gjeloshajn i cili dëshmoi përkushtim të paparë gjatë një mandati.

Prandaj, me kokën lartë, kryetari Gjeloshaj ka kërkuar votën e Dinoshës, me premtimet që interesi qytetar i kësaj ane, do të jenë prioritete të mandatit të tij të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka…