Diplomati spanjoll: NATO-ja intervenoi në Bosnje të ndalojë gjenocidin, në Kosovë ta parandalojë përsëritjen e tij

02 prill 2022 | 20:20

Anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Francisco J. Contreras, e ka cilësuar intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999-ën si formë parandalimi të gjencodit të shkaktuar në Bosnje dhe Hercegovinë më 1995-ën.

Contreras këto deklarime i ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke polemizuar me një nga replikuesit lidhur me çështjen e rolit të NATO-s në botë.

“Ndërhyrjet e NATO-s në Jugosllavi u bënë për të ndaluar gjenocidin boshnjak (1995) dhe për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi  tillë në Kosovë (1999)”, ka shkruar ai.

Diplomati spanjoll, më tej, ka thënë se janë Rusia dhe Kina që mund të mendojnë se kanë superioritet politik, por jo edhe NATO.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Pentagoni. Zëvendës asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi, Laura Cooper, ka thënë se s’mund të barazohet sulmi i paprecedentë i Rusisë mbi Ukrainën me intervenimin e NATO-s dhe bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999.

“Aboslutisht nuk mund të barazohet. Ajo çfarë ju shihni tani është që një fuqi e madhe ka vendosur të sulmojë një qeveri të zgjedhur më mënyrë demokratike dhe pa asnjë arsye po provon të uzurpojë vende të rëndësishme të shtetit duke bombarduar popullatën civile dhe duke shkatërruar edhe ndihmat humanitare. Absolutisht nuk është e njëjta. Unë jam e sigurt se populli i Serbisë mund ta vëzhgojë popullin e Ukrainës me sytë e tij dhe të kuptojë se çfarë lloj shkatërrimi po përballen dhe se ata duan ta mbështesin atë”, ka thënë Cooper për VOA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Marki-Zay, kandidati i opozitës së bashkuar, që po e…