Diplomoi në master, vajza e Fadil Fazliut i cili gjendet në Hagë

18 prill 2025 | 20:59

“Sot, motrës sime, Majlindës iu shtua titulli Master në Shëndet Publik. Edhe pse në mungesë të prezencës së babait tonë, Fadil Fazliut që gjendet në Hagë padrejtësisht, krenaria për arritjen e saj na mbushi zemrat”, ka shkruar në “Facebook” Fahri Fazliu i ri.

Ai ka thënë se ky është një moment i veçantë në familjen e tyre e tyre, i mbushur me emocione dhe krenari.

“Babai është dhe mbetet forca jonë për të vazhduar përpara. Shpresojmë që se shpejti të festojmë së bashku me të! Urime dhe suksese motra ime e dashur, Majlinda”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjobë 2 mijë…