Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

18 prill 2024 | 14:57

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka diplomuar gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel, Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizua betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.

Personalitetet e larta shtetërore dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Hoxha, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham ka shijuar kualifikimin për në gjysmëfinale të Championsit…