Bellingham: Krenar që jam pjesë e Realit

18 prill 2024 | 14:52

Jude Bellingham ka shijuar kualifikimin për në gjysmëfinale të Championsit ndaj Manchester City-it me 11-metërsh. Pas përfundimit të sfidës, mesfushori anglez foli për “TNT Sports”.

“Është një lehtësim sepse ne kemi vënë të gjithë energjinë tonë në të. Do të ishte e tmerrshme nëse ata do të na kishin hequr papritur kualifikimin. Ne duhej të punonim shumë për t’i mposhtur ata, fitorja e ndeshjes ishte një shpërblim i madh.

Është vërtet e pabesueshme, momente të tilla janë magjike dhe kjo është vetëm falë mentalitetit dhe vëmendjes ndaj detajeve, si penalltitë, djemtë ruanin qetësinë, është diçka magjike. Ishte e mrekullueshme, vëllai im ishte këtu dhe ishte hera e parë që më pa të luaja për Realin, jam shumë krenar për këtë.

Nuk mund ta imagjinoja kurrë se si do të fillonte historia ime me Real Madrid. Jam krenar që jam këtu dhe shpresoj se mund të vazhdoj për një kohë të gjatë. Forca jonë më e madhe është se trajneri ynë gjen mënyra për të na dhënë lirinë. Ne luajmë pa pranga”, është shprehur Bellingham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë…