Disa fshatra në Itali futen në karantinë, rrezik nga koronavirusi

22 shkurt 2020 | 21:26

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Itali është rritur në 55. Kjo përfshin 39 raste të konfirmuara në rajonin verior të Lombardisë dhe 12 në rajonin Veneto, tha kreu i departamentit të shëndetit të Lombardisë, Giulio Gallera, në një konferencë për shtyp të shtunën.

Një paciente 77-vjeçare me coronavirus u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lombardi, konfirmuan autoritetet.

“Mund të themi se ajo është viktima e dytë e coronavirusit në Itali”, tha Gallera.

Të gjitha aktivitetet publike janë pezulluar gjithashtu në 10 fshatra në jug të Milanos, shtoi Gallera.

Sipas faqes së internetit të rajonit të Lombardisë, stacionet e trenave në tre vende të prekura nga shpërthimi – Codogno, Maleo, Casalpusterlengo – do të mbyllen nga e shtuna.

“Të gjithë njerëzit (të cilët) testuan pozitivisht kanë qenë në kontakt, direkt ose indirekt me spitalin e Codogno”, tha guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina” ka falënderuar Grupin për Mbrojtjen e Badocit për…