Diskutimet për presidentin, Mustafa pas takimit në LDK: Pa LV-në s’bëhet kjo punë

03 mars 2026 | 14:15

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përkatësisht grupi parlamentar i kësaj partie ka thënë se zgjedhjet në këtë fazë mund të shmangen.

Besian Mustafa, deputet dhe zëdhënës i kësaj partie ka thënë se ata janë të gatshëm të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.

“Zgjedhjet janë të evitueshme të panevojshme në këtë fazë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjedhjen e çështjes së presidentit në dy mënyra”, ka thënë Mustafa.

Më tutje, Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka 66 ulëse dhe s’bëhet zgjidhja pa partinë që drejton Kurti.

Ai ka përsëritur që s’ka asnjë emër të propozuar në mënyrë zyrtare.

“Partia në pushtet ka 66 ulëse. Pa ta s’bëhet kjo punë. Nuk ka ende asnjë propozim. Zyrtarisht s’ka asnjë propozim formal”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan…