Diskutohet për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë

26 prill 2018 | 13:11

Në tryezën për Infrastrukturën e cila është organizuar nën kujdesin e ministres se Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë, Sonila Qato, gjatë ditës së sotme, u mundësia takimi i parë negociues për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë, me përfaqësues nga grupi negociator i kryesuar nga Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si dhe transportues nga Republika e Kosovës.

Ky takim kishte si qëllim paraqitjen e një analize dhe efektet që ka kjo tarifë për një grup kategorish të produkteve shqiptare, që eksportohen në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit, si dhe propozimin për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme që çon në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë të produkteve shqiptare.

Pas takimit, përfaqësuesit e palës shtetërore u angazhuan për të vijuar më tej me diskutime dhe vlerësimin e propozimeve tona, si dhe bënë me dije se do të kenë kontakte të vazhdueshme deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë në Kampionatin…