
Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale
24 mars 2023
| 11:51
Distria Krasniqi ka arritur që me shumë sukses të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.
Xhudistja kosovare shënoi fitore ndaj belges Amber Ryheul në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë. Paraprakisht, Krasniqi mposhti xhudisten nga Afrika e Jugut, Charne Griesel.