
Ekipet e xhenios së FSK-së ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet
24 mars
11:50
Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile, ekipet e Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e komunës së Skenderajt kanë filluar montimin e urës mobile ushtarake “Mabey Johnson” në fshatin Aqarevë, ku në vërshimet e fundit ura në këtë fshat ishte dëmtuar dhe ishte bërë e pakalueshme.
Ura që do të vendoset për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve ka gjetësin 27 metra dhe pritet të përfundojë brenda dhjetë ditëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se me kapacitetet e saj është e gatshme dhe e përgatitur për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre në rrethanat kur ata gjenden në vështirësi.