Dita Botërore e Futbollit, presidenti Ademi: Futbolli pasion i përbashkët që na bashkon të gjithëve

25 maj 2024 | 15:41

Me rastin e Ditës Botërore të Futbollit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se sot festojmë një nga pasionet më të mëdha të botës – futbollin!

“Në këtë ditë të shkëlqyer kur do të shpallim kampionin e Albi Mall Superligës, le të përqafojmë emocionin, rivalitetin e shëndetshëm dhe ndjenjën e bashkësisë që futbolli sjell në jetën tonë”.

“Futbolli është më shumë se një lojë, është një pasion i përbashkët që na bashkon të gjithë! Nuk ka dallim gjinor, racë apo status shoqëror në fushën e futbollit. Në këtë sport, të gjithë kemi një vend të barabartë. Le të festojmë këtë ditë të madhe duke u përshëndetur për diversitetin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj lojës së bukur!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndryshojë qasjen në dialog, ka…