Dita e Holokaustit, Haradinaj përkujton vuajtjet dhe sakrificat e popullit hebraik

27 janar 2021 | 11:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Holokaustin, vuajtjet dhe sakrificat e popullit hebraik, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta.

Në këtë kontekst, këto lidhje do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.

“Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.
Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre. Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet. Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d e presidentes, Vjosa Osmani ka bërë sot homazhe te…