Dita e katërt, nis intervistimi Thaçit në Hagë

16 korrik 2020 | 14:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ku do të intervistohet, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e kësaj zyre.

Ai nuk është deklaruar për medie, derisa akoma nuk dihet nëse procesi i intervistimit do të marrë fund sot, apo do të vazhdojë edhe nesër.

Në tri ditët e kaluara, ish-drejtori Politik i UÇK-së është intervistuar secilën ditë për plot gjashtë orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit…