Dita e parë e Kurban Bajramit, të dielën

08 gusht 14:05

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 06:15 të cilit do t’i prijë Jakup ef. Çunaku – drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame tëKosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona nuk heq dorë nga braziliani Neymar, ku tashmë është…