Dita e Pashkëve, Papa Françesku përsërit thirrjet për uljen e armëve në Ukrainë

24 prill 2022 | 14:50

Në ditën e Pashkëve Ortodokse, Papa Françesku ka apeluar edhe një herë për një armëpushim në Ukrainë.

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët, të dëgjojmë zhurmën vrastare të armëve, ndërsa duhet të dëgjonim atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Përsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, ka thënë Papa.

Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës është valëvitur në mes të besimtarëve të mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit”, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake, ka kujtuar sulmet ruse. Më sulmet e nisura prej 24 shkurtit nga Rusia, populli Ukrainas i bën ballë luftës prej 60 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me…