Dita e pestë nën tokë, asnjë shenjë nga minatori në Bulqizë

19 shtator 12:58

Minatori Muharrem Plaku është i bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të mërkurës, kur u shemb një sasi e madhe mineralesh.

Grupi i Avari Shpëtimit si dhe minatorë të firmave të tjera po punojnë pa ndërprerje për zhbllokimin e galerisë, por operacioni është i vështirë, ndërkohë që po përdoren mjete elementare.

Ditët po kalojnë, ndërkohë që shpresat për të gjetur shëndoshë e mirë 60-vjeçarin, i cili punonte prej tetë vjetësh në minierë, pakësohen.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda. e ndërsa janë larguar dhjetëra tonë minerale, ende nuk ka asnjë shenjë nga tekniku.

Një ditë më parë, zëvendës ministri i infrastrukturës dhe Energjetikës në Shqipëri, Ilir Bejtja deklaroi se është ngritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë krijuar dyshimet e para se si ka ndodhur aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anisa Mukaj shquhet për format e fizikut të saj. Modelja…