Dita e Presidentit, Musliu kujton Thaçin: ‘Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave’

24 maj 2024 | 12:09

Për Ditën e Presidentit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka rikujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili prej disa vitesh gjendet në paraburgim në Hagë.

Ajo ka kaq thënë se ish-presidenti Thaçi vazhdon të përballet me gjyqin politik më të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë!

“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjyqin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë! Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënie që pata lexuar diku: ‘Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….’. Paç shëndeti president!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlum Bunjaku, djali i heroit, policit, Afrim Bunjaku, është punësuar…