Dita e punëtorëve, Haradinaj: Standardi i jetesës mbetet ndër më të ulëtit në rajon

01 maj 2026 | 10:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveritë e përgjegjshme duhet të fokusohen në përmirësimin e kushteve të punëtorëve, duke kritikuar qeverinë aktuale.

Më 1 Maj, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Haradinaj ka vlerësuar se qytetarët aktualisht po përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe një standard ekonomik që, sipas tij, mbetet ndër më të ulëtit në rajon.

“Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar…