Dita e tretë, Thaçi vazhdon intervistimin në Hagë
15 korrik 2020
| 13:29
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ku edhe sot do të intervistohet për të tretën ditë me radhë nga prokurorët e kësaj zyre.
Dje, ashtu sikur edhe një ditë më parë, Thaçi është intervistuar për plot gjashtë orë.
Gjatë ditës së djeshme ai nuk është deklaruar për medie as para dhe as pas intervistimit.



