Ditë historike për Kosovën, sot mbahet Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

16 dhjetor 2023 | 09:56

Sot prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

Dje është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve, short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

KOK fton gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër…