Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë

23 tetor 2022 | 11:43

Dominimi i kushteve anticiklonike mbi Mesdhe, e që po shtrihen edhe përgjatë rajonit tonë, po favorizojnë mot stabil edhe përgjatë ditëve të fundit të tetorit.

Në vendin tonë parashihet të mbajë mot i thatë, me më shumë intervale me diell, e sidomos ditëve të para të javës me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

“Cilësia e ajrit në këto kushte të qeta atmosferike, do të mbetet me vlera më të rritura të ndotësve ajror, e sidomos në dy ditët e para të javës, prania edhe e pluhurit saharian mbi rajon, mban edhe më të larta koncentimet e grimcave të materies PM10. Indeksi do kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndeshme në një pjesë të stacioneve. Përmirësim mund të pritet ditën e mërkurë, ku indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.

“Do të dominojnë më shumë qetësitë. Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale”, ka njoftuar Prishtina Weather.

24.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
25.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
26.10 – Mbetete ngrohtë dhe thatë. Më shumë vransira paradite, e intervale me diell pasdite.
27.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.
28.10 – Kryesisht me diell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Istrefi ka folur si rrallëherë për ndarjen nga Robert…