Ditmir Bushati nuk zgjedhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

02 dhjetor 2020 | 21:09

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nuk është zgjedhur përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Kjo detyrë ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së.

Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë. Kryeministri shqiptar më 19 shtatori propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.

Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir, shkruan Ballkaweb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:55 në Champions League,…