Dizajnerja Agnesa Elshani befason me dhurata stafin e Klinikës Infektive

25 maj 2020 | 19:58

Agnesa Elshani, dizajnere enterieri dhe pronare e ‘p’rralla dekor’, ka vendosur që në shenje mirënjohje ndaj mantelbardhëve në kohë pandemi, t’u dërgojë lule, ëmbëlsira,  si kartolinën unike, stafit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK).

No photo description available.

“Dhuratë e përgatitur nga ‘p’rralla’, për stafin e Klinikës Infektive në QKUK. Ëmbëlsirë që të u ëmbëlsojmë pak këto kohë të hidhura, në shoqërinë e luleborave të cilat përveç hijeshisë së tyre të pakundërshtueshme, njihen dhe si bimë jashtëzakonisht terapeutike, lule të cilat mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar në trojet shqiptare prej shumë vitesh. Që t’u kujtojmë të gjithë mantelbardhëve anë e mbanë se nga distanca ju dërgojmë shumë përqafime për kontributin në luftën kundër pandemisë Covid-19, i bashkangjesim dhe një ilustrim minimal nga ‘p’rralla’”.

No photo description available.

“Duke dhuruar dhe kartolinën unike me mesazhin se lulet gjithmonë na kujtojnë përse shiu ishte aq i nevojshëm! Mos harroni të ndiqni p’rralla që të mbani kontakt me surprizat magjike që do vijojnë nga p’rralla gjatë muajit të qershive”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së dizajnit ‘n’pralla’.

Lidhur më  këtë, ajo ka pranuar falënderime për donacion nga drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Lindita Ajazaj – Berisha.  (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe…