Djali i Hashim Thaçit, dedikim për babanë në ditëlindjen e vet të 23-të

13 prill 2022 | 18:23

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social me babain e tij ku i ka dedikuar një shkrim. Endriti sot feston 23 vjetorin e lindjes, teksa është shprehur i përmalluar me mungesën fizike të babait të tij në festën e ditëlindjes.

Endriti ka shkruar se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër.

Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar ai.

I biri i Thaçit megjithatë u shpreh i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.

“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj vazhdimit të blerjes së…