Djali i ish-ushtarit të UÇK-së lë Kosovën: Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit!

11 nëntor 2022 | 08:24

Të rinjtë nga Kosova po vazhdojnë ta lëshojnë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Kështu ndodhi me Leotrim Malën, djalin e ish-ushtarit të UÇK-së.

Ai i përloti njerëzit me anë të një shkrimi që ia kushtoi Kosovës: “Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e çliruar nga vetë ti, por e robëruar nga komandantat e thirrur”.

Postimi i plotë:

“Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga Komandantat e thirrur” shkruan i riu nga Skenderaji qe leshoi Kosovën për një jetë me të mirë.

U linda në një shtet menjëherë të dalur nga lufta, njërzit ishin të gëzuar e më plotë ambicie për të jetuar në shtetin tone tani të lirë, ishim të gëzuar sepse u çliruam nga okupatori serb e që ky regjim nuk u la dëshir popullit tim të jetojn në këtë vend.

Djem trima e luana lindi Kosova të cilet u aktivizuan për çlirimin e vendit, disa morën plagë që sot më krenari bartin plagët e liris, disa dhan gjdo gjë edhe jetën duke mënduar që po na e sjellin neve lirin, por pas perfundimit të luftës ndodhi aja që më se pakti e kishim pritur u roberuam nga njërz të cilet duhet të ken pushtet e pasuri.

Une si i vogel u rrita nën tregimet e babit tim duke treguar për luftën e UÇK-n që ishte bër per çlirimin e Kosovës, mundohesha ta shpejtoj kohën të rritëm që edhe une një dit të bëhem ushtar i Kosovës, u rrita më këtë ënderr e që ishte e pamundur të realizohet sepse duhet nga “ Komandantat” e thirrur ti kesh Migjë, daj apo diqka të afërm familjar ose edhe ti paguash ata e që ti paguash ishtë e pamundur për shifrat që kërkonin ata!

Sot pa dëshiren time më duhet ta marrë rrugën e gurbetit

“Faleminderit” juve që na sollët në keto dit jo të mira për neve, falem Kosovë që sot pa dëshiren time po iki por mallkoj ata që na sollën në këto ditë.

Lamtumirë vendi ime gjithmonë kur ti të kesh nëvoj unë do të jem ushtari yt, mirë po tani duhet ta ndryshojmë jetën sepse jeta në këtë vend nuk është e sigurt.

Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga “Komandantat” e thirrur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie të…