Djali i legjendës: E di kush ma vrau babanë, do të luftoj për drejtësinë

15 janar 2024 | 16:28

Diego Armando Maradona Junior, djali i legjendës së Argjentinës, që ndërroi jetë më shumë se tre vjet më parë, është shprehur se babanë e tij e kanë vrarë, sepse e braktisën në fatin e tij kur mund të bëhej diçka. Ai madje shtoi se e ka një ide kush mund të ketë qenë fajtor.

“Ka një hetim të hapur. Ne, fëmijët e tij, kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase. Nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë babanë tim. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri këtë. Unë kam idenë time, por nuk mund ta them. E lanë në fatin e tij kur mund të bëhej diçka për të,” deklaroi i biri i Maradonës në programin “Verrisimo”.

“Kam bërë një premtim: do të luftojë për drejtësi deri në ditën e fundit të jetës sime”.

Më tej Diego Maradona Jr., i ardhur në në jetë nga lidhja e legjendës me Cristiana Sinagran, ka folur për përjetimin për vdekjen e të atit:

“Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Megjithatë, dashuria që të gjithë tregojnë për të na e lehtëson dhimbjen, të paktën pjesërisht.

Përpiqem t’i shoh gjërat nga ana pozitive, kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale me babanë. Ishin katër vite shumë të bukura”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjendjes së saj të rënduar psikologjike, Selvija me Shpatin…