
Djali raporton të zhdukur nënën e tij në Fushë-Kosovë, policia jep detaje
17 maj 2025
| 09:54
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje një grua është raportuar si e zhdukur në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se djali i ka raportuar si të zhdukur nënën e tij.
Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia dhe ende nuk duhet për vendndodhjen e saj.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 07.05.2025-06:00. Me 16.05.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, është thënë në raportin policor.