Djokoviqi tërhiqet nga US Open, Federeri shkon në çerekfinale

02 shtator 2019 | 14:04

Një dëmtim në shpatull ka detyruar tenistin serb Novak Djokoviq të tërhiqet nga grand slam i US Open.

Numri 1 në botë për meshkuj, në ndeshjen e raundit të katërt, po luante ndaj zvicranit Stanislas Wawrinka. Në shifrat 2-0 me sete për Wawrinka (2-1 për zviceranin me game në setin e tretë), Djokoviq vendos të tërhiqet nga ndeshja, duke mos mbrojtur dot titullin kampion, raporton “Telesport”.

Në çerekfinale shkon edhe një zviceran tjetër, Roger Federer, që mundi me lehtësi 3-0 (6-2, 6-2, 6-0) belgun David Gofn. Ndeshje e mirë për Federer, që pati epërsi në të trija setet, duke e dominuar lojën dhe e meritoi kualifikimin. Nuk zhgënjen bullgari Grigor Dimitrov, që mundi 3-0 (7-5, 6-3, 6-4) australianin Alex De Minaur, duke avancuar në çerekfinale. Një biletë për në çerekfinale siguroi edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-1 gjermanin Dominik Koepfer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është takuar me…