DnV-ja jep rezultatin e 53 për qind të votave: Prin LDK-ja, e dyta Vetëvendosje

06 tetor 2019 | 21:45

Drejtuesi i koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, në një konferencë për media ka njoftuar për rezultatin e 53 për qind të numërimit të votave.

Sipas këtij rezultati, LDK-ja ka 24.83 për qind të votave, LV-ja 23.63 për qind, PDK-ja 22.83 për qind, AAK-PSD 12.8 dhe Nisma-AKR-PD 5.29 për qind.

Po ashtu, Demokracia në Veprim ka potencuar se Lista Serbe ka fituar 6.35 për qind, koalicioni Liria 0,19 për qind kurse subjektet tjera 4.09 për qind të votave të numëruara deri më tani.

https://www.facebook.com/126790465508/videos/510546259745264/

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ismet Sylejmani Zgjedhjet në familjen tonë janë traditë! Më…