“Do i ishin shkundur themelet”, gazetaret komentojnë largimin e Melisës nga “Për’puthen”: Ka pasur frikë

12 shkurt 2021 | 16:13

“Do i ishin shkundur themelet”, gazetaret komentojnë largimin e

Largimi i Melisës nga “Për’puthen” është komentuar sot në emisionin “Shqipëria Live”. Gazetarja e Top Channel, Adel Hysenllari, u shpreh se kur ajo u largua nga programi, nuk kishte atë shkëlqimin në sy që kishte gjithmonë.

“Do i ishin shkundur themelet”, gazetaret komentojnë largimin e

“Melisa kishte diçka gjatë “Për’puthen Prime”, kishte një frikë. Ka pasur arsye që të frikësohej. Në momentin që Melisa është përballur me dy fotot, ka qenë shumë e frikësuar. Ka patur fytyrën e asaj vajzës që ka bërë faj. Kanë ndarë një natë bashkë”, tha ajo.

Të njëjtin mendim ndante edhe gazetarja, Katerina Trungu, e cila tha se pas ngjarjes së Teas, Melisa ishte ajo më e sulmuara.

“Do i ishin shkundur themelet”, gazetaret komentojnë largimin e

“Ka ndjerë një presion shumë të madh. Jam natyrë dyshuese gjithmonë. Dolën gjërat e vogla, që nëse nesër dalin të vërteta, do i ishin shkundur themelet Melisës. Tea u dënua për shkak të asaj që bëri, nuk ishte e sinqertë. Si pasojë Melisës ju desh ta bënte atë gjë. Nuk mund ta rrezikonte edhe më shumë veten e saj në vazhdimësi. Çfarëdo lloj kritike që t’i bënin, ajo shpërthente. Por pastaj qindori e heshtur”, tha Katerina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Stërvitjes Bazë të Komandës së Doktrinës dhe…