Do ta shohim mundësinë e bashkëpunimit me LV-në, qeverinë e Hotit s’e votojmë

30 maj 2020 | 08:06

Deputeti Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se kjo parti s’do t’i japë votat për qeverinë e re Avdullah Hotit. “Nuk do ta votojmë këtë qeveri të LDK-së me partitë e tjera sepse nuk dallojnë nga njëra-tjetra, as nga qeverisja e kaluar”, u shpreh Gashi.

Deputeti Gashi shtoi se PDK-ja do të vazhdojë të jetë parti opozitare.

“Do të jemi opozitë dhe sa herë që kjo qeveri vepron në kundërshtim me interesat e qytetarëve, do ta kritikojmë. Jemi të qartë, i kemi veprimet e qarta. Atë ditë që votohet qeveria Hoti, PDK-ja do të votojë kundër. Më mirë do të ishte të kishte zgjedhje, por ne do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses”, u shpreh Gashi në KTV.

Gashi tha se “LV-ja do t’i kthehet zanatit të vjetër, sepse ka dëshmuar si opozitë”.

“Jemi të përgatitur për ta luajtur rolin opozitar. Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit, në asnjë rrethanë s’kemi vënë vija të kuqe për subjektet parlamentare. Ishte LV-ja e disa parti që vënë vija të kuqe dhe kjo ka dëmtuar mundësinë e bashkëpunimit”, u shpreh Gashi.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje si parti opozitare, Gashi tha se është herët të flitet. “Është herët për mundësi të bashkëpunimit, të paktën për një periudhë. Por, ndërkohë, do t’i shohim mundësitë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD-së), Visar Ymeri, e ka quajtur…