“Do të luftojmë për…”, njësitet paramilitare të serbe marshojnë nëpër rrugët e Banja Llukës
Njësitet ushtarake paramilitare kanë marshuar sot nëpër rrugët e Banja Llukës, kryeqytetit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, këta paramilitarë dëgjohen duke kënduar këngë nacionaliste serbe.
“Serbë ka aq shumë sa ka edhe gjethe, nuk ka më komunistë. Për kryq, për kryq, Nemanjiq, për lavdi, për lavdi, Obiliq “, këndojnë anëtarët e SAJ të Ministrisë së Brendshme të RS gjatë paradës që shënon ditën kushtetuese të RS-së.
Në këtë paradë të pranishëm ishin edhe ish-kriminelë të luftës së fundit në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe ambasadori rus në BeH.
Ambasadori rus ka qenë i vendosur krah liderit të RS-së, Millorad Dodik ndërsa Viko Pandurevic, i dënuar për krime lufte ka qenë diku prapa të dyve.
E lidhur me këtë ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Kjo duhet të tmerrojë të gjithë. Një shfaqje publike e fashizmit”, shkroi ajo në Twitter.