Do të mbahen dy seanca të enjten, interpelancat për kryeministrin s`janë në rend të ditës

26 tetor 2020 | 16:13

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që të enjten të mbahen dy seanca parlamentare.
Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka treguar se në rend të ditës nuk do të jenë dy interpelanca për kryeministrin Avdullah Hoti, raporton “Epoka e re”.

“Ne vendosëm për seancën e radhës në konsultim me shefat e grupeve parlamentare për këtë të enjte. Do të vazhdojmë me votimin e pikave të rendit të ditës për të cilat s`ka pasur kuorum për vendimmarrje në seancat e kaluara. Kurse në orën 11:00 do të kemi seancë të re”, ka thënë Osmani.

Lidhur me interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, ajo ka bërë me dije se nuk kanë gjetur ende një datë të përbashkët me kabinetin e tij.

“Sa i përket interpelancave me kryeministrin, njëra që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit dhe tjetra që ka të bëjë me trajtimin e dëmshëm të temës së të pagjeturve, që janë shtruar nga deputetë të LV-së. Për këto do vazhdojmë komunikimin me kabinetin e kryeministrit që të gjejmë një datë të përshtatshme. Deri tani nuk kemi pasë pajtim në datë”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomit të Kosovës sërish i janë bllokuar xhirollogaritë për shkak…