Do të pastrojnë të gjithë shtëpinë e BB VIP, ja katër banorët që u dënuan nga “Vëllai i Madh”

13 dhjetor 2021 | 15:16

BB VIP – Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mëngjesin e sotëm ka hyrë një zarf i bardhë.  “Vëllai i Madh” ka vënë re se disa banorë nuk po e respektojnë orarin e zgjimit.

Banorët të cilët nuk e kanë respektuar këtë rregull në mënyrë të vazhdueshme janë Einxhel, DJ PM, DJ Dagz dhe Donaldi.

Për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i dënojë. Dhe e gjeni dot me çfarë? Dënimi i katër banorëve është të pastrojnë të gjithë shtëpinë.

Madje pasi të kenë mbaruar pastrimin do të jenë Iliri dhe Arjola ata që do të shikojnë nëse pastrimi është realizuar me sukses.

Ndërsa vlerësimin përfudnimtar do ta japë një ekspert i pastrimit. Nëse nuk do ta realizojnë me sukses këtë provë ata do të rrijnë 24 orë pa cigare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…