Doarsa Kica-Xhelili i përgjigjet Kurtit: Për çka nënshkrimet, për kuorum që të mos zgjedhësh Vjosa Osmanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë për herë të dytë sonte në konferencë për media, pas situatës së shkaktuar me moszgjedhjen e presidentit të vendit, në ditën e fundit të caktuar si afat nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Periskopi.
“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën v.j.). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj kushdo që është. LVV-ja i jep edhe 15 nënshkrime dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civilie dhe një kandidat nga LDK-ja dhe sonte le ta zgjedhim presidenten/in të Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, këtu mund të më gjejë LDK-ja dhe të m’i sjellë 15 nënshkrimet”, ka thënë Kurti.
Për këtë deklaratatë, të Kurtit ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Një herë tha “nuk keni kandidat”! Ja dhamë kandidatin.Pastaj tha ‘nuk keni nënshkrime’! Ja dhamë nënshkrimet.Pastaj tha ‘për çka janë nënshkrimet?’ (Dhe pa që aty shkruan që janë për kandidatin për President) Tash po thotë ‘nënshkimet i japim por jo votat’”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK’së tutje tha se “Besa, nënshkrimet nuk do t’i ofronte po të ishte e vërtetë që s’kemi as kandidat as nënshkrime”.
“E për çka nënshkrimet e tua, kryeministër? Për t’a bërë kuorumin që ti të MOS e zgjedhësh Vjosën por kandidaten tënde a?Dhe për fund, të lutem tregoji Albulenës që Vendimi me Nr. Ref. AGJ 3004/26 i Gjykatës Kushtetuese ja vizaton në paragrafin 175 qe s’mund të na detyrojë për pjesëmarrje”, ka shkruar Kica Xhelili .
Reagimi i plotë:



