Dodiku humb zgjedhjet pas 22 vjetëve

16 nëntor 2020 | 11:23

Zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat janë të shtatat me radhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Dhe këto zgjedhjet, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë janë mbajtur sikurse në vende të tjera, të cilat patën zgjedhjet këtë vit, në kushte disi më specifike, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të medieve të huaja, përcjell “Telegrafi”, të drejtë vote kishin 3 283 380 votues, dhe sipas parashikimeve të deritashme, pjesëmarrja ishte rreth 50 për qind.

Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë përpunuar akoma, sipas parashikimeve ekzistuese, dihet përafërsisht se kush ka fituar dhe ku, si dhe përmbysjet që kanë ndodhur.

Siç raportojnë mediet, anëtari aktual i presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, pra partia e tij SNSD, ka humbur në Banja Luka, për të cilën mediet serbe e quajtën “shokuese”.

Gjithashtu është bërë me dije se Bakir Izetbegoviç dhe Partia e tij e Veprimit Demokratik (SDA) ka humbur në Sarajevë.

Domethënë, kjo mund të nënkuptojë që njerëz të rinj, të ndryshëm dhe parti të tjera vijnë në pushtet në këto qytete.

Në Banja Lluka, për shembull ndryshimi do të jetë Drashko Stanivukoviq, ndoshta kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Siç ka thënë ai vetë mbrëmë, “pas 22 vitesh në Banja Lluka, fitoi një njeri që nuk është nga SNSD-ja”.

Mbështetësit e tij kanë festuar mbrëmë, pasi është konfirmuar se ai ka fituar mbi kandidatin e SNSD-së, Igor Radojiçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, të gjithëve u është…