Dogana e Kosovës kap mbi 3.5 tonelata pije joalkoolike të kontrabanduar nga Serbia

10 gusht 2022 | 08:42

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e saj kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjanit. Sipas njoftimit, malli i kontrabanduar, pije joalkoolike, është nga Serbia.

“Njësitet anti-kontrabandë fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës, gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është 3,600 litra”, njofton Dogana.

Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dhëndër ka ekspozuar nusen në ditën e tyre të…