Dogana konfiskon 48.000 copë cigare pa banderola

09 maj 2018 | 14:40

Njësit e Doganës gjatë këtyre ditëve kanë konfiskuar në disa raste të ndara sasi të konsiderueshme të duhanit, më saktësisht 48.000 copë cigare.

Sipas një njoftimi të Doganës, në aksin rrugor drejtimi Lipjan – Magurë është ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku pas kontrollit rezultojë me sasi të konsiderueshme të duhanit pa banderola të cilat ishin të kontrabanduara.

Po ashtu, edhe në një aksion tjetër në qytetin e Pejës janë gjetur cigare pa banderola të cilat janë konfiskuar.

Kurse, edhe në një aksion tjetër në Prishtinë janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit pa banderola në disa lokacione. “Në total sasia e konfiskuar arrin ne 48.000 copë cigare derisa ndaj personave janë duke u iniciuar procedurat kundërvajtësve”, është thënë në njoftimin e Doganës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…