Limaj: Beteja e Llapushnikut prishi planet Serbisë për izolimin e Drenicës

09 maj 2018 | 14:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 20-vjetorit të Betejës së Llapushnikut.

Limaj ka thënë se kjo betejë ia pati prishur planet Serbisë. “Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë. Beteja e Llapushnikut ka peshën e vet sepse ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se Beteja e Llapushnikut nuk kishte lejuar që në Drenicë të përsëritet viti 1945.

“Jemi në përvjetorin e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Para çdo gjë tjetër mos harroni e mos lejoni. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë nga ajo që na bashkon, pra është flamuri e gjuha jonë dhe heronjtë tanë me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe ai që ia mundësoi lirinë e Kosovës, Adem Jasharin”, ka shtuar Limaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) në “Olimpico” të Romës do të zhvillohet…