Dogana konfiskon 900 litra vaj me origjinë nga Serbia

28 qershor 2022 | 16:58

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës në veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

Lajmin e ka bërë me dije Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.

Vaji i kontrabanduar me origjinë nga Serbia është gjetur në një automjet transportues në fshatin Zubq.

Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është…