Dogana konfiskon duhan pa banderola dhe arreston një person të dyshimtë

19 dhjetor 2018 | 15:01

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajt.

Oficerët doganorë pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave.
Pas lokalizimit të automjetit është bërë edhe ndalimi i tij.

“Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond rreth 100 paketa të cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara. Pas numërimit të mallit është konstatuar se në furgon gjenden cigare pa banderolë të Kosovës. Malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesë…