Dogana parandalon tri raste të kontrabandës

19 qershor 2023 | 12:08

Dogana e Kosovës kaka njoftuar se ka parandaluar tri raste të kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e doganës është thënë se rasti i parë ka qenë në Gjakovë ku në një biznes kishin ndaluar shitjen e cigareve pabanderola.

“Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë”,  ka njoftuar dogana.

Ndërsa për rastin e dytë, dogana ka theksuar se është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi i një makine hidraulike për prerjen e drunjve.

Më tutje, dogana ka njoftuar se rasti i tretë i parandalimit të kontrabandës ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik  ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që  “dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë”.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që kur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat…